Nusja filmonte në rrugë me fustan të bardhë, çasti tronditës pak pas shpërthimit në Beirut

Çifti i lumtur presupozohej që të festonte martesën. Dr. Israa Seblani dhe Ahmad Sbeih ishin të martën në rrugët e Bejrutit, duke pozuar për fotografin Seblani foto me kostum e fustan të bardhë. Ishte një ditë si të gjithë të tjerat në lagjen Saifi të qytetit, me njerëzit jashtë që bënin pazar apo që drekonin nëpër restorante.

Atëherë, papritmas, u dëgjua një zhurmë e fortë. Disa sekonda më vonë, një shpërthim tronditës u dëgjua pas saj.

Tingulli i tmerrshëm ishte shpërthimi masiv që goditi kryeqytetin libanez, duke lënë të paktën 135 të vdekur dhe 5000 të plagosur. Mahmoud Nakib, fotografi i dasmës së çiftit, kapi momentin kur të gjitha u shkatërruan.

“Ishim duke filmuar një sesion fotografish në natyrë për (Seblani) dhe (Sbeih), kur dëgjuam një shpërthim”,– tha Nakib për CNN. “Ky ishte shpërthimi i parë, menduam se ishte larg dhe vazhduam normalisht xhirimet.”

Por shumë shpejt, ndryshoi.

“Në vetëm një sekondë, qielli u bë i zi dhe dëgjuam shpërthimin e dytë”,- tha Nakib.

Ndërkohë, një erë e fuqishme u krijua nga vala e shpërthimit që vazhdonte të zhurmonte nëpër shesh (video).

“Zona ku isha – brenda pak sekondave – u kthye nga një vend i bukur në një qytet fantazmë të mbushur me pluhur, xhama të copëtuar, njerëz që bërtisnin dhe gjak”, – shton Seblani. “Ishte si një skenë makthi”.

Forca e shpërthimit e përplasi Nakib-in në rrugë, por kamera, me gjithë rrokullisjet, vijonte xhironte këtë skenë kaotike edhe për disa sekonda më gjatë.

Seblani, Nakib dhe pjesa tjetër e dasmorëve u munduan të gjenin një strehë ndërsa shpërthimi vijoi jehonën nëpër rrugët e Beirut. Të gjithë të ftuarit e dasmës janë në gjendje të mirë dhe askush, për fat të mirë, nuk pati nevojë për spital.

“Mendova së pari për gruan dhe vajzën time”,- tha Nakib. “E mora në telefon për t’i thënë që isha mirë dhe të mos dilte jashtë. Pastaj hyra live në Facebook për t’i lajmëruar njerëzit për atë që kishte ndodhur.”

Shpërthimi në kryeqytetin libanez përfshiu tërë rrugët e qytetit, u mori jetën të paktën 135 njerëzve dhe plagosi rreth 5 mijë të tjerë.