Nusja bën ftesën e çuditshme, organizon një ceremoni për dasmën e saj dhe funeralin e tezes
Një grua nga Santa Marina, Kaliforni, ka shkaktuar zemërim te miqtë e saj, pasi kërkoi që të bashkonte ceremoninë mortore të tezes me dasmën e saj. Gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka bërë një njoftim në “Facebook”, ku u drejtohet miqve e të afërmve, që të shkojnë në funeralin e tezes dhe dasmën e saj, që do të zhvillohej në një ambient të hapur dhe të përbashkët. Dhe e gjithë kjo po bëhej vetëm për të kursyer para.
Në postimin e saj në “Facebook”, një mik e pyet: “Kjo është një martesë dhe funeral i përbashkët për të kursyer kostot e kishës? Shumë e çuditshme”. “Të dashur miq dhe familje të dasmës! Disa prej jush mund të kenë marrë lajmin që tezja Karen ka vdekur nga shkaqet natyrore.
Jemi të pikëlluar thellë për humbjen e saj, por premtojmë se nuk do ta anulojmë martesën javën e ardhshme. Ne e dimë se ajo do të donte që të festonim dhe të kishim një ditë plot me dashuri dhe gëzim. Do të doja gjithashtu të shtoja se shpenzimet e varrimit janë shumë të shtrenjta dhe ne do të kemi një seancë të hapur mortore në dasmën tonë.
Janë të lirë që të vijnë ata që janë të ftuar në dasmë, që t’i japin edhe lamtumirën e fundit tezes. Mos harroni, edhe pse humbja e atyre që duam mund të na thyejë zemrën, gjithashtu ka gëzim në festimin e dashurisë. Jemi të ngazëllyer që të ju shohim të gjithë atje të shtunën!”, sqaron nusja e ardhshme në postimin e saj, shkruan “The Sun”./Panorama Plus