“Nuk mund ta besoj, është një ëndërr e keqe”, babai i Emiliano Sala flet pas gjetjes së avionit

Pas lajmit per gjetjen e rrenojave te avionit me te cilin udhetonte futbollisti Emiliano Sala, vjen reagimi i dhimbshem i babait te tij. 

Një ekip privat i kërkimit zbuloi mëngjesin e së dielës rrenojat e avionit Piper Malibu që mbante Sala dhe pilotin David Ibbotson.

Emiliano-Sala-3

Babai, Horacio Sala i tha Cronica TV në Argjentinë: “Nuk mund ta besoj, kjo është një ëndërr, një ëndërr e keqe, unë jam i dëshpëruar. Kam komunikuar me ta çdo ditë, por pasi që nuk kam Whatsapp është e vështirë te merresha vesh. Ata më thanë se ditët kaluan dhe nuk kishte lajme për Emilianin apo avionin”.

Një anije kërkimi gjeti rrënojat në shtratin e Kanalit Anglez të dielën në mëngjes, sipas David Mearns, një eksplorues detar që punonte së bashku me Degën e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, i cili ishte në krye të operacionit.

emiliano-sala-avioni

“Mbetjet e avionit që po udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson u lokalizuan herët në mëngjes nga FPV MORVEN”, shkruan eksperti David Mearns në “Twitter”.

Avioni u zhduk nga radarët në 22 janar. Si piloti David Ibotson dhe futbollisti argjentinas kanë humbur dhe hamendësohet të kenë vdekur. Dy anije të vogla kishin ditë që kërkonin avionin e humbur pas një peticioni të suksesshëm online për të rinisur kërkimet.