“Nuk largohem”: Higuain fut në telashe Juventus dhe Dzekon

Juventus ka vendosur të insistojë fort për Edin Dzeko që i pëlqen shumë teknikut të ri Andrea Pirlo, por ka një problem brenda shtëpisë: Gonzalo Higuain. Numri 9 aktual i bardhezinjve ka vendosur, kundër dëshirës së të gjithëve, të qendrojë juventin edhe për një vit deri në përfundim të kontratës që e lidh me kampionët e Italisë. Argjentinasi nuk do të heqë dorë nga 7,5 milionë euro që përfiton, pagë që nuk do ta gjente dot me shumë mundësi në klubin e tij ri. Juventus, nga ana tjetër, mendon për një dalje të mirë të Pipita e javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të përcaktuar situatën.

Kështu, Dzeko, që ka kaluar në hierarki Arkadiusz Milik që ishte i preferuari i Maurizio Sarrit. Sulmuesi polak tani mund të shërbejë për të liruar Dzekon, duke qenë se Roma është e interesuar për ti dhënë atij numrin 9 verdhekuq. Për momentin, tratativa është në nivel embrional e fakti që skuadrat do të grumbullohen së shpejti nuk i favorizon bisedimet.

Kështu, nëse Dzeko (që prej kohësh kërkohet nga Inter) do të kalojë tek bardhezinjtë, atëherë Milik mund të mbërrijë në Romë. De Laurentiis e vlerëson jo më pak se 40 milionë, shifër nga e cila vështirë se do të largohet. Shumë do të varet nga Edin që është shumë i lidhur me Romën e që në të shkuarën ka këmbëngulur për të mos u larguar nga ato ngjyra. Për momentin Dzeko është sulmuesi i zgjedhur nga Pirlo, por problemi është Higuain.