Nuk kanë ç’bëjnë në karantinë, i dashuri e ndihmon Duan të bëjë ndryshimin drastik në pamje

Këto ditë, shumë personazhe të njohur, por edhe njerëz të ndryshëm, kanë bërë ndryshime në pamjen e tyre, në kushte karantine.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Dua Lipa. Së fundmi, këngëtarja ka treguar se i dashuri i saj, Anwar Hadid, i ka lyer pjesën e flokëve që e kishte bjonde.
Tanimë, flokët e Duas janë gjysmë rozë dhe gjysmë të zeza. Ka qenë Dua që më pas ka publikuar disa foto në Instagram, ku ka treguar pjesën e flokut të lyer në ngjyrë rozë.