Nuk ka më vend për dyshime! Loredana Zefi publikon foton familjare dhe vëmendjen e merr barku i rrumbullakosur

Prej disa kohësh, Loredana Zefi përflitet për një shtatzëni të dytë dhe postimet e fundit në llogarinë e saj në Instagram kanë bërë lëmsh të gjithë rrjetin sërish.

Në njërin nga postimet, reperja shkroi: “Kam nevojë për një fëmijë të dytë?”.

Fill pas kësaj, artistja publikoi foto të vetes dhe të vajzës së saj me ish-partnerin, Mozzik.

Në njërën prej tyre, të tre kanë pozuar pranë njëri-tjetrit dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishte barku i rrumbullakosur i Loredanës, mbi të cilin ajo kishte vënë emojin e një zemre të kuqe.

Duket se dyshja janë rikthyer sërish së bashku dhe për më tepër po bëhen prindër për herë të dytë.

Kjo nuk është hera e parë që Zefi ngre dyshime për pritjen e ëmbël. Muajin e kaluar ajo publikoi foton e një këpuce të vogël krahas së cilës shkruante: “Kam nevojë për një fëmijë të dytë”.

Në një postim tjetër, ajo publikoi emojin e një familjeje, në mes të së cilës shiheshin dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.

Kjo bëri që fansat e këngëtares të mendojnë se Zefi jo vetëm është shtatzënë, por po pret edhe një djalë, duke e bërë kështu Hanën motrën e madhe.

Panorama.al