Nuk ka më dyshime, Jlo dhe Affleck nënshkruajnë dokumentet e divorcit

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë vendosur ti japin fund përfundimisht romancës së tyre.

Shumë burime kanë treguar për Daily Mail se dokumentet e divorcit janë finalizuar dhe ata e kanë nënshkruar divorcin. Ky lajm vjen pasi Jen dhe Ben i kanë kaluar muajt e verës të ndarë dhe kanë nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre.

Sipas një burimi të afërt me çiftin, shumë shpejt, ata do të publikojnë një reagim, ku do të thonë se sa shumë e duan njëri-tjetrin, sa tentuan që marrëdhënia të funksiononte, por nuk ia dolën.

“Sinqerisht, në fund të fundit, ata nuk gjetën dot kompromisin. Ajo çfarë kanë pasur më parë ka marrë fund dhe të dy e kanë pranuar. Duket se është përfundimtare”,u shpreh burimi.

Pasi anuluan fejesën e tyre të parë në fillim të viteve 2000, aktorët rindezën romancën e tyre në prill 2021. Pas një viti lidhjeje, çifti u arratis në Las Vegas në korrik 2022. Ata u martuan për herë të dytë një muaj më vonë gjatë një ceremonie luksoze në pronën 87 hektarë të Affleck në Georgia.

living.al