Nuk i rezistoi trendit të balukeve anash, Kate më sharmante se kurrë!
T’i pres baluket apo jo?”, duket sikur kjo pyetje po mundon të gjitha vajzat këtë periudhë. Kur moti freskohet ndjejmë nevojën të ndryshojmë imazhin tonë. Kate Middleton e ka ndarë mendjen ama! Së fundmi ajo është fotografuar me një ndryshim tek flokët dhe të mendosh se nuk eksperimenton shpesh me pamjen e saj.
Gjithnjë e kemi parë me flokë gështenjë, me gjatësi mesatare dhe zakonisht me pak onde. Por, baluket anash ia kanë shtuar sharmin.
Ky ndryshim i veçantë është mënyra e përsosur për dikë që të përditësojë pamjen e tij pa humbur gjatësinë e flokëve. Kombinuar me ngjyrat e vjeshtës në veshje, do ngjani kaq e bukur.