“Nuk i intereson fama”- Gabriel Garko rrëfen lidhjen me të dashurin 25 vite më të vogël dhe tregon pse doli hapur: Nuk ishte e planifikuar

Gabriel Garko pak ditë më parë tronditi me deklaratën e tij, ku pranoi se është homoseksual.

Dhe tani, aktori i famshëm italian lëshoi një tjetër “bombë” teksa u shpreh se “nga nesër nuk do më shihni më në televizion për të folur për jetën time private”.

Ai bëri deklaratën teksa ishte i ftuar në “Non è la D’Urso”, ku rrëfeu arsyen e vërtetë të daljes së tij hapur si homoseksual.

“Qëllimi im nuk ishte të shkoja në Grande Fratello për të bërë publik homoseksualitetin tim. Kisha folur për këtë edhe me Alfonso Signorini. Unë shkova në GF për Aduan, e cila po fliste për marrëdhënien tonë,”– u shpreh ai, duke iu referuar ish-të fejuarës.

48-vjeçari tha se dalja e tij publike nuk ishte diçka e planifikuar më parë.

“Fola në televizion për shkak të Aduas. Ajo fliste për mua, për ne dhe thoshte gjëra që nuk më pëlqenin. Shkova atje për ti thënë asaj që të mos e vazhdonte me këtë gjë,”– rrëfeu Gabriel Garko.

“Në krahun tim kam pasur shumë burra që kanë qenë në gjendje të jenë pranë meje pavarësisht situatës sime. Vendosa të ndryshoj kur shkova në Sanremo,”– tregoi aktori.

Aktualisht Garko është në një lidhje me një 23-vjeçar napolitan, Gaetano Salvin dhe foli për herë të parë rreth tij në televizion.

Çifti u fotografuan së bashku në Milano dhe Romë, pasi aktori bëri public lajmin se është homoseksual.

“Ai është i mirë, por do doja ta kisha shmangur që kjo të zbulohej menjëherë. Nuk i vura re fotografët në Romë. Ai është njeri i qetë, nuk i intereson të bëhet njeri i famshëm. Është mjaft indiferent dhe shpresoj që nuk s’do ndryshojë,”– u shpreh Gabriel Garko.

Gaetano Salvi, në fakt, është larg botës së argëtimit. Lindur në Torre Annunziata, një qytet në provincën e Napolit, 23-vjeçari ka jetuar në Somma Lombardo për disa vjet dhe punon në aeroport.

Për Verissimo, Garko shpjegoi se lidhja e tyre ka filluar kohët e fundit.

/Panoramalus.al