Nuk heq dorë nga djemtë e rinj, aktorja kapet mat me rokerin 24 vite më të vogël

Kate Beckinsale është në një lidhje me një muzikant 24 vite më i ri sesa ajo. Aktorja është kapur mat ndërsa ecte e kapur për dore me rokerin 22 vjeçar të njohur si Goody Grace.

Aktorja 46-vjeçare ishte në një lidhje edhe me komedianin Pete Davidson, 26 vjeç, vitin e kaluar.

Por duket se kate nuk heq dore nga djemtë e ri. Aktorja në fotot shihet ndërsa bën shëtitje me të dashurin e ri.

Ata u panë për herë të parë së basku në janar. Dhe Kate ka lënë rregullisht komentet në postimet e rokerin në Instagram muajt e fundit.

Por romanca e tyre u bë publike të dielën.

Goody është vetëm një vit më i madh se vajza e Kate, 21-vjeçarja Lily Sheen.