Nuk firmos kontratën e shkon në luftë: kapiteni i Armenisë armatoset në Nagorni-Karabakh

Transferimi i mbrojtësit i Varazdat Haroyan në Larissa, klubi i elitës greke, është anulluar. Pas dështimit të këtij operacioni, janë motive që ndërthuren me historinë, politikën e situatën e vështirë diplomatike të Armenisë. Kapiteni i Kombëtares së Armenisë nuk është transferuar në Greqi, sepse është mobilizuar për shkak të përkeqësimit të konfliktit të armatosur midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit. Konfirmimi erdhi nga agjenti i tij “Si të gjithë qytetarët armenë nën 40 vjeç, edhe ai tashmë është në zonën e luftës”, ka thënë, Alexis Kouyias.

Nagorni-Karabakh është një territor që shpalli pavarësinë në 1991, ndodhet në Azerbaijan por kontrollohet nga Armenia – edhe pse zyrtarisht deklarohet ende e pavarur. Në këtë zonë konfliktet nuk janë ndalur kurrë, e në 2012 e në 2016 kanë ndodhur përplasje mes ushtrive. Në ditët e fundit situate ka ndryshuar: ndërhyrja e Turqisë e vdekja e 84 personave janë sinjal i qartë që luftimet janë bërë serioze e të dhunshme. New York Times ka shpjeguar se në muajt e fundit situata po përkeqësohej vazhdimisht.

Pasi luajti në Armeni e Iran, 28 vjecari mbrojtës kishte zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën me Ural Yekaterinburg – klub rus i Divizionit të Parë – e ishte duke shkuar në Greqi, por lufta e ndaloi. Në këto ditë edhe Henrikh Mkhitaran ka mbështetur Armeninë në Twitter, duke u shprehur: “Ne kemi të drejtën e patjetërsueshme të jetojmë në atdheun tonë pa një kërcënim ekzistencial. Fëmijët tanë kanë të drejtë të jetojnë në paqe sesa të jenë refugjatë. Unë jam gjithmonë në krah të kombit tim”.