Nuk është ende zyrtare, por ky mund të jetë ‘Burri më seksi për vitin 2021’ sipas People

Do të duhet të presim edhe disa ditë para se revista People të shpallë “Burrin më seksi” për vitin 2021 (12 nëntor), mirëpo burime pranë revistës thonë se është Chris Evans.

Burime për Page Six shprehen se Evans ishte parashikuar që të shpallej vitin e kaluar, por People mendoi se ishte më mirë që të kalonte një vit pasi në atë kohë, aktori po përflitej për faktin që postoi padashje një foto të penisit të tij në Instagram.

Vitin e kaluar, kur Michael B. Jordan u shpall “Burri më seksi”, një burim pranë People tha për Page Six: “[Emri i] Chris ishte duke u diskutuar, por nuk ishte një kohë e mirë.” Ylli i “Captain America” ndau gabimisht me 5.7 milionë ndjekësit e tij asokohe një foto të penisit, teksa luante një lojë “Heads Up!”.

Këtë vit, burimet pranë People këmbëngulën se fotografia e penisit nuk kishte të bënte me faktin se Evans nuk u emërua “Burri më seksi i vitit 2020”.

Për momentin, nuk dihet me siguri se cili do të shpallet nga People. Sidoqoftë, Chris Evans ka votën tonë. Edhe të Lizzo-s, patjetër!