Nuk e përmend Saimirin e “Love Story”/ Rrëfehet modelja Meri Murrizi: Nga formati i dashurisë te puna dhe projektet e reja

Meri Murrizi, konkurrentja që arriti t’i fitonte zemrën “princit modern”, Saimir Kasemit në programin “Love Story”, ka rrëfyer përvojën e saj në televizion, punën si agjente shitje dhe jetën e saj të përditshme përtej famës.

Gjatë intervistës FitStation në “News24” bie në sy fakti që nuk përmendet për asnjë moment Saimir Kasemi, me të cilin ajo doli çift nga formati i dashurisë.

“Kam shumë miq, por janë shumë pak ata me të cilët rri dhe ndaj kohën time. Më shumë jam nga ata persona që dua të rri vetëm”, tha ajo. Meri Murrizi tha se komentet e familjarëve për eksperiencën në “Love Story” kanë qenë pozitive.

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur, një eksperiencë që të bën të rritesh, dhe nuk e kam fjalën për moshën por për pjekurinë. Bota e televizionit është e egër dhe të mëson shumë gjëra”– u shpreh modelja.

E pyetur nëse do të bënte diçka ndryshe nëse do të kthehej pas në “Love Story” Meri Murrizi shprehet: “Jo s’do bëja asgjë ndryshe, çdo gjë shkoi shumë mirë nga fillimi deri në fund dhe unë jam shumë në rregull, s’ka ndonjë gjë për të cilën duhet të bëhem pishman”.

“Kam disa projekte të reja të cilat do t’i bëj të ditura shumë shpejt. Aktualisht po punoj si agjente shitjesh e pronave të patundshme dhe gjithashtu do filloj sërish me modelingun”, tha ajo.