Nuk e përballuan dot karantinën bashkë, ja çiftet turke që u ndanë gjatë pandemisë

Gjatë kësaj periudhe pandemie në mediat turke ka patur shpesh lajme mbi ndarje të personazheve shumë të njohur të ekranit. Arsyeja ka qenë karantina të cilën mesa duket këto çifte nuk e kanë përballuar dot bashkë.

Çagaty Ulusoy dhe e dashura e tij, Duygu Sarisin u ndanë pak ditë më parë. Çifti ditët e para të karantinës i kaluan bashkë dhe Duygu tregoi se Çagatay madje kishte gatuar për të. Por ata nuk qëndruan dot për shumë gjatë së bashku në karantinë dhe mediat turke raportuan se janë ndarë.

Pas 7 vitesh bashkë, këngëtari Kutsi dhe aktorja Feyza Çipa i dhanë fund lidhjes pak ditë më parë. Çifti kishin bërë sherr gjatë karantinës dhe ndarjen e pranoi vetë Feyza e cila në një status në Instagram shkruante se nuk dëshiron që t’i përmendet më emri i artistit krah saj.

Një lidhje tjetër që mori fund ishte mes aktores Tuba Buyukustun dhe producentit Umut Evirgen. Çifti kishin 3 vite së bashku, por për shkaqe xheloze ata u ndanë. Sipas mediave turke, Tuba kishte mësuar se partneri i saj kishte ftuar në shtëpi prezantuesen Defne Samyeli me dy vajzat e saj. Aktorja ishte bërë xheloze dhe pas një sherri ishte ndarë.

Së fundmi është ëprfolur për ndarje edhe çifti Eda Ece dhe Bugrahan Tuncer. Aktorja dhe basketbollisti po e kalonin bashkë karantinën, por papritur ata e hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në rrjete sociale, gjë që menjeherë ka nisur thashethemet për ndarje.

revistawho.com