Nuk e fsheh “papërsosmërinë e lëkurës: Si duket Kate Moss në moshën 50 vjeçare pa make up!

Është ndër modelet më të famshme të botës, me një karrierë të lansuar në fillimin e viteve 90 dhe që prej atëherë, preku majat e famës. Në moshën 50-vjeçare (që e mbushi sot), Kate Moss nuk ka turp të tregojë papërsosmëritë e lëkurës së saj.

Ndërsa nga ana tjetër, i qëndron besnike veshjeve transparente dhe të shkurtra.

Katherine Ann Moss lindi në Londër 16 janarin e vitit 1974. Ajo u bë modele në moshën 14 vjeçare pasi tërhoqi vëmendjen me një set fotosh bardh e zi nga Corinne Day, të cilat u publikuan në revistën britanike “The Face”. Pas këtij eventi, disa agjenci modelesh shfaqën interesin të punonin me të. Moss u shndërrua megjithatë në një ikonë mode pas bashkëpunimit me Calvin Klein. Me kalimin e viteve, ajo është shfaqur në reklama për Burberry, Cerruti 1881, De Beers Simple Diamond, Dolce and Gabbana, Gianni Versace, L’Oreal dhe Yves Saint Laurent.

Në jetën e përditëshme ndërkohë, modelja britanike nuk priret të shfaqet si një kukull porcelani, por duket se e përqafon moshën dhe papërsosmëritë e lëkurës. Për më tepër, Kate nuk e ka fshehur faktin se nuk mundej ta linte duhanin, e ky ves la gjurmë negative në fytyrën e saj, por edhe në dhëmbë.

Bordo