
“Nuk duket fare si unë”, Ilir Shaqiri poston foton me të bijën, Klaudia Pepa ka dy fjalë për të
Balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, është mjaft aktiv në llogarinë e tij në “Instagram”, ku poston foto nga jeta e tij profesionale dhe ajo private.
Ai shpeshherë publikon foto me të bijën e tij, Emily, e cila ka nisur karrierën si aktore dhe është mjaft e njohur në Itali. Ajo luan në një serial italian “Miracle Tunes” dhe Emily është ndër të preferuarat e teleshikuesve.
Në publikimet që bën balerini i njohur, ka treguar gjithmonë se e mbështet vajzën në çdo moment. Por në foton e postuar së fundmi, Iliri shkruan se Emily nuk i ngjan fare: “Nuk duket fare si unë”.
Komentet janë të shumta, ku fansat i shkruajnë se i ngjan edhe atij dhe nënës së saj. Por komenti që bie në sy është ai i balerinës së njohur, Klaudia Pepa, e cila i shkruan: Ke të drejtë, ajo është e bukur”.
“Hall i madh”, i përgjigjet Shaqiri duke qeshur Klaudias.