Nostalgjike për martesën e motrës, Lori i drejtohet Sarës: Pas teje do të jem gjithmonë

Dy vite më parë, Sara Hoxha celebroi dashurinë me partnerin e saj, Ledion Liço në një ceremoni mjaft të veçantë në liqenin e Como-s në Itali.

Vetë Sara e ka kujtuar këtë ditë me disa momente dhe fotografi, ndërsa Lori ka vendosur të publikojë një pozë ku shihet duke i mbajtur vellon motrës së saj.

“Gëzuar përvjetorin. Pas teje do të jem gjithmonë”, ka shkruar Hoxha krah postimit në ‘Instastory’.

Ajo ka ndarë edhe disa momente të tjera të veçanta të asaj dite, duke rikujtuar emocionet e saj.

Kujtojmë se Lori dhe Sara kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe këtë e kanë treguar herë pas here edhe me postimet e ndryshme në rrjetet sociale.

revistawho.com