
Nora Istrefi shfaqet me baluke, dhe të gjithë u befasuan
Gjithmonë e guximshme me paraqitjet e saj publike dhe asnjëherë nuk ka hezituar të sjellë gjëra të reja. Këngëtarja Nora Istrefi, e cila ka diplomë edhe në dizajn mode, ka publikuar disa fotografi të realizuara nga skenat e xhirimeve të klipit të saj të ri, të cilin po e bën me këngëtarin Skerdi Ago.
Nora ka zgjedhur të duket super seksi në klipin e saj të ri, ndërsa edhe flokët i ka ndryshuar goxha shumë, pasi që kësaj here këngëtaren e shohim me baluke, shkruan Prive. Me epitetin si këngëtarja më seksi e showbiz-it, Nora po e mban këtë titull edhe kësaj here, pasi në klipin e fundit po duket super.