Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu, kunatat e reja të showbiz-it veshin të njëjtën pallto gëzofi

tuna-1

Lidhja e Tuna Sejdiut me muzikantin nga Prishtina Patris Berisha, vëllain e Robert Berishës, u komentua si arsyeja që e lidhi artisten nga Shkupi me Nora Istrefin. Por faktet flasin ndryshe, pasi Nora dhe Tuna kanë qenë shumë mikesha dikur aq sa i shikoje nonstop bashkë, jo vetëm në koncerte, por edhe duke shijuar jetën e natës. Patën një ftohje kur Tuna nisi lidhjen me reperin Cozman, me të cilin arriti dhe kulmin si këngëtare. E tashmë dy shoqet e dikurshme tani shoqërohen si kunata, që jo vetëm rrinë bashkë, por edhe veshin të njëjtën pallto gëzofi, që Nora e veshi në darkën e organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti. Shohim se të njëjtën pallto dimërore e ka veshur pak ditë më vonë Tuna në koncertin e saj në club “Cavalli” në Tiranë. Pasi publikoi klipin “Bermuda”, Tuna flitet se e ka veshur këtë pallto gjatë koncertit për të mbuluar shtatzëninë ende të papranuar nga vetë ajo. Tani me Norën ato janë afruar aq shumë sa ndihen si dy motra që ndajnë të njëjtën gardërrobë.