Noizy sulmohet në New York? Skena paniku para club-it ku do mbante koncertin (Video)

Reperi Noizy është përfshirë në një sulm gjatë një koncerti që kishte planifikuar të mbante në New York, në SHBA. Këngëtari i famshëm shqiptar është sulmuar nga grupi rival “CFE” gjatë një koncerti, që ka patur në Queens, New York. Në këtë video pretendohet se një reper krejtësisht i panjohur, emri i të cilit është Don Phenom, bashkë me grupin e tij “CFE” kanë sulmuar Noizyn, shkruhet në një faqe në facebook “Hip Hop Shqip”, bashkë me publikimin e pamjeve. Duhet theksuar fakti se në video nuk shihet qartë Noizy, i cili edhe vetë deri më tani nuk ka dhënë ndonjë detaj që të konfirmojë këtë lajm. Sipas të njëjtave burime pretendohet se reperi ka qenë i rrethuar nga sigurimi i club-it, ku do të mbante koncertin e tij. Po ashtu ka qenë i shoqëruar edhe nga disa forca policore të New Jorkut “NYPD”, që garantonin sigurinë e reperit.