Noizy nxjerr më në fund “vaksinën” e tij dhe është një diss për të gjithë reperat shqiptarë

Pritjes dhe “kalvarit” të gjatë të këngës së fundit të Noizy-t i ka ardhur fundi.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kënga e reperit është një diss, jo vetëm për reperat shqiptarë, por edhe emisionet televizive.

“1 herë e mirë” – quhet kënga e re, dhe me titullin alternativ “Vaksina”, Noizy synon t’u kthejë përgjigje të gjithë diss-eve që i janë bërë gjatë kësaj periudhe dhe lajmeve që qarkullojnë për të.

Jo vetëm kaq, por reperi shprehet në vargjet e tij se nëse nuk do të ishte Noizy, repi shqiptare nuk do të ishte këtu ku është sot, ose nuk do të qe fare.

Deri më tani kënga ka grumbulluar mbi 330 mijë klikime.

Më poshtë mund ta dëgjoni të plotë: