Noizy me 600 gramë flori në qafë, varësja kushton 60 mijë Euro
Vetëm pak ditë pas përplasjes me armë mes dy grupeve të reperave, OTR në Shqipëri dhe “Babastars” në Kosovë, duket se është vendosur paqja gjatë takimit në Kukës të babait të Noizyt, Bashkimit me babain e Albert Krasniqit, Skënderit. Dy baballarët vendosën të sheshonin konfliktin e djemve të tyre, pas deklaratave të artistët nuk do ta falnin njëritjetrin. Nga përleshja me armë e para pak javëve në qendër të Prishtinës, grupit të reperave “OTR” dhe “Babastars” bëri që të kishte dhe të plagosurit e saj, pikërisht Rigels Rajkun (Noizy-n) dhe mikun e tij, Denis Hajri (Varrosin). Të arrestuarit e kësaj ngjarjeje ishin Ylber Abdullahu (Cozman), vëllai i tij Ymer Abdullahu dhe miku i tyre Albert Krasniqi, i cili u lirua pas një muaji qëndrimi në paraburgim. Pas ndodhisë më të përfolur, Noizy u është rikthyer koncerteve “live”, për të cilat flitet se paguhet 5 mijë euro në natë. Në një nga koncertet e fundit në “Moscow club” në Tiranë, reperi bie në sy jo vetëm për veshjen sportive që mbante në skenë, por edhe për zinxhirin e floririt që mbante në qafë. Varësja është flori 24 karat, peshon 600 gram dhe ka kushtuar 60 mijë Euro, pasi është punuar në Angli enkas për reperin.