Noizy krijon klanin e tij, s’do e besoni kush janë aleatet VIP

noizy-3

Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, vitet e fundit i është përkushtuar bamirësisë, duke ofruar ndihma për fëmijët jetimë dhe ata në nevojë. Por tashmë ka menduar ta kthejë në një mision qytetar, duke përfshirë edhe persona të tjerë publikë në angazhimin e tij publik. Edhe dy aleatet që i janë bashkuar kësaj nisme janë nga qyteti i Durrësit, dhe fjala është për deputeten e Kuvendit, Esmeralda Shkjau dhe moderatoren e “Jo vetëm modë”, Floriana Garo. Noizy ka postuar foton në kuadër të nismës “Së bashku të zgjojmë shpresën”, duke e shoqëruar me statusin: “Të ndihmosh njerëzit në nevojë s’të varfëron. Ne kemi nisur një mision shumë të vështirë, por dhe të bukur për qytetin tonë të dashur Durrësin. Uroj që të bëhen të tilla klane për çdo qytet në shqiptari, për t’i ndihmuar njerëzit dhe familjet në nevojë! Ky është vetëm fillimi”.