Noizy arrestohet në Kosovë, zbulohet arsyeja

Reperi i njohur Noizy është arrestuar në pikën kufitare në Vermicë mbrëmjen e së mërkurës nga policia e Kosovës.

Sipas Telegraf, Rigels Rajku mësohet se është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim nga gjykata.

Blutë e Kosovës në një njoftim, ku nuk citojnë emrin e reperit, raportojnë se Noizy u shoqërua në stacionin policor në Prishtinë.

“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rreth 23 orë më parë, Rigels Rajku ka postuar foto brenda një avioni në aeroport dhe ka njoftuar se ka një koncert me datën 18 në Firence.