Noçja e “Big Brother” tregon si e gjeti burrin: Ndodhi si një aksident

Nocja-2

Të gjithë e kujtojnë vajzën më të veçantë të “Big Brother” ndër vite e njohur si Noçja, Najada Konomin. Vitet e fundit ajo iu përkushtua profesionit të pikturës duke u tërhequr disi nga jeta publike. Por ndryshime kanë ndodhur në jetën e saj private, pasi ajo tashmë i ka dhënë fund beqarisë me një djalë simpatik që quher Fation Ibishi. E ulur në prehrin e tij, pranë një oxhaku të ngrohtë Noçja tregon se si e gjeti njeriun e jetës, me të cilin po përjeton dashuri të vërtetë dhe ndihet shumë e lumtur. “ Ndodhi paprimtas si një aksident, që përkundrazi nuk të dëmton por të ngre në qiell”, tregon ajo ndër të tjera. Më shumë nga rrëfimi i saj për bashkëshortin me të cilin ndodhet në Itali, Story.al ju sjell statusin e plotë të Noçes.