Njihuni me fëmijët e pasur të Greqisë

Adoleshentët që vijnë nga familjet e pasura në vendin fqinj nuk mund të ngeleshin pas bashkëmoshatarëve të tyre në shtete të ndryshme të botës duke hapur një llogari në “Instagram” me emrin “Rich Kids of Greece” (Fëmijët e Pasur të Greqisë). Në faqen, e cila ndiqet nga mijëra persona, fëmijët e pasur grekë shpalosin pasuritë e tyre nga orët e shtrenjta tek supermakinat, nga Iphonët me pllaka floriri tek jahtet e tyre. Në një prej fotove, në një orë Rolex floriri shkruhet: “Dhurata më e mirë nga babai më i mirë”. /Top Channel