“Njerëzit më kërkojnë të bëjmë selfie,”- Biznesmeni ‘mbrohet’ nga koronavirusi me maskë prej ari, ja sa kushtoi

Një biznesmen indian pagoi rreth 4000 dollarë për të blerë një maskë prej ari për tu mbrojtur koronavirusi.

Maska peshon 60 gramë dhe u deshën 8 ditë për ta prodhuar.

“Është një maskë e hollë dhe ka pore të vogla që më ndihmojnë të marr frymë,”– tha biznesmeni Shankar Kurhad, nga qyteti perëndimor i Pune.

Ndërsa shtoi: “Nuk jam i sigurt nëse më mbron nga pandemia e koronavirusit por po marr masa të tjera paraprake.”

49-vjeçari u shpreh se kur del jashtë i pëlqen të zbukurohet me bizhuteri prej ari, përfshirë një byzylyk, gjerdan dhe unaza në secilin prej gishtave të dorës së djathtë.

“Njerëzit më kërkojnë të bëjmë selfie,”– tha Kurhade. “Ata mahniten kur më shohin me maskë prej ari në markete.”

Indianët janë të detyruar të vendosin maska në vendet publike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Deri tani në Indi janë regjistruar rreth 650.000 dhe më shumë se 18.600 vdekje.

/Panoramaplus.al