Njerëzit krahasuan flokët e saj me qimet pubike: Reagon Doja Cat
Doja Cat u dha një përgjigje gjithë komentuesve që iu drejtuan me komente në postimet për albumin e ri duke shkruar se flokët e saj duken si qime publike.
“Po shikoj se si shumë njerëz në mënyrë të vazhdueshme po më drejtohen në komente duke shkruar se i kam flokët si qime publike, ose si tapet, apo si lëkura e një deleje. Dhe nuk është pyetje, ka njerëz që thjesht po thonë gjëra të tilla. Mendoj se ka ardhur koha të ecim para të gjithë. Ju këshilloj të rriteni pak. Nuk do ju mësoj unë si të silleni, s’jam prindi juaj dhe nuk dua të flas më tepër”, tha reperja në një video live në Instagram.
Gjithë komentet negative për Doja Cat kanë ardhur pasi ajo rruajti kokën në gusht të 2022-shit dhe postoi fotot së fundmi me pamjen e re si kopertinë për të promovuar albumin e katërt muzikor.
Pamja e saj me kaçurrelat shumë të shkurtra u bë shpejt virale dhe më e komentuara sepse fokusin e kishte te koka e Doja Cat. Kjo ka qenë arsyeja pse këngëtarja e çaktivizoi profilin e saj për disa kohë, e prekur nga mënyra se si po trajtohej online.
Anabelmagazine