I njëjti bark, të njëjtat të brendshme; Zaimina Vasjari dhe Estela Ujka “xing” me pozat e shtatzënisë
Këngëtarja Zaimina Vasjari pret të bëhet nënë për herë të parë, ndërsa blogerja Estela Ujka nënë për herë të tretë. Duke qenë se janë personazhe të njohur dhe me shumë ndjekës në Instagram, ato janë kthyer në model frymëzimi për shumë gra që e përjetojnë shtatzëninë si 9 muaj të vështirë që mezi presin t’i kalojnë. Për Zain dhe Estelën është krejt ndryshe, dhe muajt e pritjes së ëmbël janë argëtim. Ndërkohë ato kanë realizuar setin e fotove duke zbuluar secila barkun e rrumbullakosuar. Përveç faltit që setet e fotove janë të njëkohshme, shohim që të dyja kanë bërë xing me të brendshmet e shtatzënisë. Të dyja janë veshur me Calvin Clein, duke na dhënë mundesinë të shohim anën e tyre sensuale edhe pse shtatzënë.