“Një vëlla dhe një motër, o ma”- Adrola Dushi tregon si i përgjigjet të birit për zgjerimin e familjes pas divorcit nga ish-bashkëshorti
Adrola Dushi prej vitesh jeton me të birin, Troin, që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj.
Teksa ishte e ftuar dje në “Pushime On Top”, modelja simpatike foli për raportin me të birin, jetën e saj si një nënë beqare, si edhe për planet e së ardhmes për të zgjeruar familjen.
Gjatë bisedës, Dushi u shpreh se të jesh nënë e vetme është e vështirë në çdo aspekt.
“E para të mungon te fëmija yt figura mashkullore, që është shumë e rëndësishme. Absolutisht që Troi e kërkon, sepse me kë të rrijë ai? Rri me mua, me kushërirat e veta, me shoqet e mia. Fëmija e do praninë mashkullore në jetën e vet,”– tha Adrola.
Po në rastet kur Troi pyet “pse?”
“Përgjigjja ime është kjo që ‘kur unë e kam marrë atë vendim, ti ke qenë shumë i vogël. Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të
Mirëpo, si çdo fëmijë tjetër, Troi kërkon edhe një vëlla ose një motër që të luajë.
“Troi kërkon non-stop një vëlla dhe motër. ‘Një vëlla dhe një motër o ma’. Unë i them: ‘Kur të vijë momenti o ma, kaq’”,– është mënyra se si Adrola i përgjigjet të birit në këto raste.
Modelja foli edhe për karakteristikat që duhet të ketë partneri i saj ideal.
“Të jetë një pëlqim me shikim të parë. Unë vdes për sinqeritetin, për besnikërinë, ta kem shok është gjëja më e rëndësishme që mendoj se duhet të ketë një marrëdhënie, është të jenë shokë, respekt, dashuri”,– përfundoi ajo.