Një tjetër humbje e madhe për kinematografinë botërore, vdes nga koronavirusi aktori i famshëm: Kjo është tragjike
Aktori i famshëm Mark Blum është ndarë nga jeta për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi.
Vdekja e Blum u njoftua nga Rebecca Damon, nënkryetarja ekzekutive e sindikatës së aktorëve Sag-Aftra.
Ai ka luajtur në filma të mëdhenj si “Desperately Seeking Susan” të vitit 1985 ku luajti me Madonnën dhe “Crocodile Dundee”.
Aktori u nda nga jeta në moshën 69 vjeçare.
Ndërsa së fundmi u shfaq në role mbështetëse ne serialin e HBO “Suksion”, dramën e Netflix “You” dhe “Mozart in the Jungle” të Amazon.
Madonna i bëri homazh kolegu të saj me të cilin shkëlqeu në filmin “Desperately Seeking Susan” .
“Kjo është tragjike dhe ngushëllimet e mia shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. E kujtoj si një njeri të qeshur dhe të dashur. Kjo na kujton se ky virus nuk është shaka,”- shkroi këngëtarja.
Ndarja e tij nda jeta vjen pas vdekjes tragjike të dramaturgut të famshëm Terrence McNally, i cili vdiq në fillim të kësaj jave nga komplikimet Covid-19.