Një prerje flokësh për vajzën 9-vjeçare të Victoria Beckham ka një vlerë absurde, fansat nuk i ndalin kritikat
Vajza e Victoria dhe David Beckham, Harper, është mjaft e privilegjuar duke qenë vajza e dy personazheve mjaft të famshëm.
Por fansat nuk e kanë ‘justifikuar’ vlerën që ka harxhuar Victoria për t’i prerë flokët Harperit 9 vjeçe.
46-vjeçarja pagoi për prerjen e flokëve dhe krehjen e vajzës një shumë prej 360 paund, sipas faqes së sallonit të bukurisë.
Mediat britanike kanë tentuar të marrin një reagim nga përfaqësuesit e Victorias, por ata nuk kanë deklaruar asgjë.