Një javë festë! Kështu do e shënojë ditëlindjen Dafina

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri nesër feston ditëlindjen.

Ajo mbushë 32 pranvera të cilat ka vendosur t’i shënojë për një javë të tërë pasi mposhti COVID-19 vetëm disa ditë më parë.

E si do ta festojë ditëlindjen thoni juve?

Ajo me rrethin e saj të shoqërisë dhe grupit nga “MoneyZ” ka rezervuar një vilë në resortin “Green Coast” në Palasë.

Atje nuk do mungojë festa, përballë bukurive të detit Jon dhe brigjeve magjepsëse të rivierës së jugut shqiptar. /Prive.al