Një festë enkas për Mian, Rudina Magjistari ndan pamjet nga e diela me miqtë e saj
Vetëm 2 ditë më parë, vajza e moderatores së njohur, Rudina Magjistari, Mia mbushi 5-vjeç. Rudina ndau në llogarinë e saj tortën me ngjyrat e ylberit duke e uruar të bijën që jeta e saj të jetë plot ngjyra ashtu si ylberi. Ndërsa së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instastory’ disa pamje nga festa e vogëlushes.
“Mia mbush 5-vjeç”, shkruhet në banerin e madh të vendosur pas ëmbëlsirave dhe tortës së personalizuar për të cilën është kujdesur ‘Reka Pastiçeri’.
“Festë, miq, e dielë”, ka shkruar Magjistari në postimet e saj ku duket ambienti i zbukuruar deri në detaje, plot tollumbace dhe lojëra. Me siguri Rudina është kujdesur të ruajë kujtimet më të bukura për vajzën e saj, e cila sot ka festuar së bashku me prindërit dhe njerëzit më të dashur duke shijuar ditën e dielë plot diell.
revistawho.com