Një ditë në jetën e Bleonës, prindërit dhe qeni të pranishëm kudo

Bleona Qereti na ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me prindërit e saj, të cilët duket se i qëndrojnë pranë në çdo moment. Së fundmi këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën tregon me sekuenca pjesë të ndryshme nga një ditë në jetën e saj. Në video Bleona shihet duke u grimuar nga artistja e ‘make up-it’ Lili Ismaili dhe në sfond gjatë gjithë kohës shfaqen prindërit dhe qeni i saj, Johnny. “Një ditë në jetën time, sfondi gjithmonë rrëmben vëmendjen e skenës”, – ka shkruar Bleona me shaka bashkangjitur videos.

https://www.instagram.com/p/BvbfaHLlzGy/

Kujtojmë se shqiptarja e njohur është pjesë e kastit të aktorëve të serialit amerikan “Paper Empire”, i cili po xhirohet në Miami. /revistawho.com