Një ditë me heronjtë e rrjetit

Në kohë të largëta, kur fijet e komunikimit ishin vetëm ca tela tëlidhur pas shtyllash betoni, që në kohë furtunash rrëzoheshin, fillrojtësit që endeshin maleve për t’i rilidhur telat e këputurishin më të padukshmit, por më të rëndësishmit e që shpeshherëquheshin heronj.

Sot, ndërsa bota modernizohet e zhvillohet drejt teknologjisë, termi fillrojtës as që njihet e kuptohet si term, sidomos nga tërinjtë. Por, edhe pse s’quhen më kështu, ata, punonjësit, inxhinierët, gjithë skuadra e teknologjisë, vazhdojnë të jenë aty, në çdo kilometër të rrjetit, në krye të detyrës, me vështirësitë e sfidat e përditshme, për t’i siguruar njerëzimit rrjet të fuqishëm celular e fiks, 24 orë në 24.

Në këto kohë teknologjike, ata ngrenë e mirëmbajnë antena gjigante, cep e më cep Shqipërisë, deri edhe në zonat më tëthella. Punojnë sigurisht në të tjera kushte e rregulla sigurie, por mbeten po aq heronj sa fillrojtësit e dikurshëm. Ndërsa, falë teknologjisë, ne punojmë, studiojmë online (sidomos në këto kohë pandemie), lundrojmë me orë të tëra në internet, komunikojmë me miqtë e të afërmit tanë nëpër botë, e ndihemi si të ishim pranë tyre, as që na shkon ndër mend se kush janë ata që na e sigurojnë gjithë këtë komunikim.

Vëmendjen për ta e ka, sigurisht, kompania për të cilën ata punojnë. Vetëm pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u bashkua me skuadrën e inxhinierëve, atje në terren, në një prej stacioneve të rrjetitVodafone, për t’u shprehur atyre mirënjohjen për gjithë punën e palodhur që ata bëjnë çdo ditë për të garantuar performancë tëshkëlqyer të rrjetit celular e fiks në treg, ku Vodafone është padiskutim i pari dhe së fundmi, me një tjetër arritje, duke urenditur i 8-i në botë për shpejtësinë e internetit në celular, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla.

Këtë vit kemi arritur edhe më shumë. Bashkuam rrjetin tonëcelular dhe fiks në pak muaj, për të krijuar rrjetin e parëGigabit të konvergjuar me fibër dhe 4G në Shqipëri. Përfitimet e këtij investimi për familjet dhe bizneset shqiptare janë tëdukshme dhe ky është vetëm fillimi. Përpos kësaj, arritëm tëmenaxhojmë suksesshëm rritjen e fluksit të komunikimit gjatëpandemisë, duke dyfishuar kapacitetin e rrjetit brenda natës. Njëtjetër vit, një tjetër histori suksesi për skuadrën tonë tëteknologjisë. Ju lumtë! Na bëni krenarë çdo ditë!, ështëshprehur z. Kanaris në postimin e tij në LinkedIN dedikuar heronjve të rrjetit.

Falë këtij ekipi dhe investimeve të vazhdueshme, Vodafone Albania ka siguruar rrjetin me performancën më të mirë nëvend. Sot më shumë se kurrë e kuptojmë se sa i rëndësishëm është komunikimi dhe për më tepër sa e rëndësishme është që nevojat për komunikim t’ia besojmë një kompanie serioze dhe të qëndrueshme në treg, për të cilën, klienti dhe nevojat e tij janë prioriteti kryesor.

Heronjtë e rrjetit qëndrojnë pas çdo risie që Vodafone prezanton në treg. Ata kujdesen që të jemi gjithnjë të lidhur me njëritjetrin, në çdo kohë dhe nga çdo cep i Shqipërisë.