“Një dhuratë nga parajsa”, moderatori i Fiks Fare emocionon me urimin për partneren
Përveçse i pari në Shqipëri, “Fiks Fare” vazhdon të jetë emisioni më i mirë investigativ në Shqipëri. Vitet e fundit formati i rëndësishëm i është besuar dy moderatorëve dhe aktorëve Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilët kanë ruajtur suksesin e pandalshëm të programit. Dyshja e prezantuesve të Top Channel është përpjekur të mos qëndrojë shumë në syrin e publikut, megjithatë disa detaje nga jeta e tyre personale i dimë të gjithë. Përsa i përket Dorit, ai na ka prezantuar përmes postimeve në Instagram me partneren e tij me të cilën është tepër i dashuruar.
Për ditëlindjen e saj nuk kishte si të mungonte një dedikim romantik nga ana e moderatorit. Teksa ka ndarë në rrjete sociale një foto me bukuroshen bionde e cila quhet Iva Vaqari, Dori shkruan:
“Duke qenë bashkëshorti i një personi kaq hyjnor, zoti më dërgon një dhuratë nga parajsa. Faleminderit që ekziston. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”. /News31