Një çift i ri në botën e shoëbiz-it, Dojna Mema hyn fuqishëm në jetën e Vlashent Satës
Dojna Mema është një prej moderatoreve më të reja dhe protagoniste në ekran, të cilën e parë këtë sezon në rolin e moderatores së “The voice Kids”. Pasi ka moderuar emisione të ndryshme televizive dhe radiofonike, së shpejti do e shohim në një tjetër projekt që nuk ka lidhje me moderimin. Dojna ka zbuluar detaje të vogla në një foto ku ka përmendur edhe këngëtarin Vlashent Sata dhe shkruan: “Së shpejti «Copëzat»!”.
Sipas News.31, Dojna do të shfaqet për herë parë si protagoniste në një videoklip muzikor, i cili do të jetë një dedikim dashurie, që ka gjasa të jetë ajo që po ndodh mes saj dhe muzikantin plot stil që jeton jashtë Shqipërisë, Vlashent Sata. Nga sa mund të kuptojmë nga ato që moderatorja ka shkruar në përshkrimin e fotos bëhet fjalë për një këngë të artistit Vlashent Sata, që do të titullohet “Copëzat”. Dojna ka publikuar edhe një foto nga kripi, ku shihet e shtrirë në krevat e veshur me mëndafsh.
Kujtojmë thashethemet e para për një lidhjet mundshmë të tyre nisën të qarkullonin në uajin mars. Aludimet nisën nga postimet e tyre në Instagram, teksa nga Stambolli postonin foto nga i njëjti location në vetëm 2 ditë diferencë postimesh në rrjet. Dojna e pranoi që ishin bashkë në Stamboll, ku dhe mund të kenë xhiruar disa skena nga klipi. Me një të kaluar si pianiste dhe e diplomuar në “Regji Filmi” Dojna Mema është një prej moderatoreve më energjike në ekran.
Karriera e saj nis në vitin 2012 kur bëhet pjesë e stafit të “Top Albania Radio”, në emisione si “Live From Tirana”, “Disco Lancio”, “Versus”. E ndërsa në televizion u shfaq në vitin 2013, kur prezantoi emisionin e saj të parë muzikor në “My Music”, për të vazhduar dy vite më pas me moderimin e “Top Fest 12” në krah të Ledion Liços. Që prej shtatorit të 2017-ës, Dojna Mema prezanton emisionin që erdhi si risi e programacionit të Top Channel “Pop Culture”. Dojna ka qenë prezent në “The Voice of Albania” 6, si analiste në “V-Room” deri këtë sezon ku arriti të marrë drejtimin e spektaklit. Ndërsa këngëtari 36-vjeçar Vlashent Sata, prej vitesh jeton në Paris të Francës. Në vitin 2009, ai mori pjesë në “Top Fest 6” me këngën “Nese Te Merr Malli”. Një vit më vonë në po të njëjtin festival konkurroi me këngën “Në botën tonë” për t’u rikthyer në 2011-ën me këngën “Ëmbël”. Vlashenti ka marrë pjesë edhe në “Kënga Magjike 2013” me këngën “Ëndërruar”.
Tre vite më parë ai publikon videoklipin “Erdhi Dita”, më pas albumin “Hana”, me të cilin iu shfaq publikut në një koncert të madh në muajin prill 2016. Ndërsa në Shtator 2018 bashkë me Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj e Shpat Deda publikuan videoklipin “Lum Lumi i Lirë!” Muzikanti i “pop” njihet për stilin e veçantë, ndërkohë që të shohim nëse në kripin e ri me protagoniste Dojna Memën, ai do të rrëfejë historinë personale të dashurisë me prezantuesen e njohur nga Tirana. Ajo që mund të thuhet deri tani është që Dojna me karakterin e saj të gjallë ka arritur të hyjë thellë në jetën e muzikantit./Panorama Plus