Një bluzë e Noizyt kushton sa tri paga mujore
Njëri ndër reperët më të famshëm dhe rrjedhimisht njëri nga reperët më të pasur. Rigels Rajku apo ndryshe i njohur me emrin e muzikës Noizy, që nga anglishtja do të thotë i zhurmshëm, po që i blen gjithmonë veshjet më të shtrenjta në treg. Noizy vishet tërë kohën firmato ndërsa çmimet e veshjeve të tij janë “super high”, sipas Prive. Së fundmi faqja shqiptare në Instagram, What They Wearing, ka zbuluar se çmimi i bluzës së reperit i markës Gucci kushton 850 euro, apo më mirë thënë tri rroga mesatare të Kosovës.