Një bebush po vjen? Ja fotografia që postoi Turi dhe i futi të gjithë në dyshime

Që kur u martuan, dy moderatorët e njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta janë shprehur të gatshëm për një fëmijë. Ata kanë thënë se e presin kurdo që ta ketë shkruar Zoti.

Madje Turi gjatë një interviste është shprehur se po punon tre herë në ditë për t’u bërë baba.

Orinda-Huta-2

Edhe pse disa kohë më parë u përfol për një shtatzëni të mundshme të Orindës, asgjë nuk ishte e vërtetë.

Çifti ende nuk ka bërë publike ndonjë detaj rreth kësaj shtatzënie, por fotografia e fundit e Turjanit e publikuar në “Instastory” i ka futur të gjithë në dyshime.

Orinda-Huta-1

Moderatori i dashur për publikun ka postuar këmbën e tij krah një këpuce të vogël foshnje, gjë që i ka shtyrë të gjithë të mendojnë se çifti është në pritje të fëmijës së parë.

Por Turi nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër dhe nuk dihet nëse Orinda është në pritje të ëmbël apo jo. Apo ndoshta kjo është vetëm një dëshirë e Turit për ta parë së shpejti veten baba.