Grabitje epike në Milano/ Hajdutët kthejnë orat 600 mijë euro me një shënim: Janë fallco!
Një grabitje me vlerë mbi 600 mijë euro, një rikthim po aq i pazakontë dhe një letër e shkruar me dorë që shton misterin… Është ky rasti tejet i pazakontë në Milano. Gjithçka ndodhi shumë shpejt në hotelin prestigjioz The Westin Palace. Një turist amerikan u bë viktimë e grabitjes spektakolare, një çantë e zezë…
GJKKO/ Atentati ndaj Ndojës, Valteri: Babai i Malokut më tregoi videon e dy personave që pretendonte se i vranë djalin! Rraja më telefonoi dhe më tha…!
Ish-deputeti Halit Valteri, i cili po dëshmon në GJKKO në gjyqin për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ka deklaruar se babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë, e ka kontaktuar dhe i ka treguar një video të dy personave që ai pretendonte se i kanë vrarë të birin. Valteri thotë se në parlament asokohe…
I fshehur akoma në bunker nga frika e një atentati, a do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?
Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në fund kërkoi publikisht angazhimin e palëve në zbatimin e tij. Megjithatë, Ajatollah Ali Khamenei, njeriu që tërheq fijet pas asaj që po ndodh në Teheran, ende nuk e ka konfirmuar armëpushimin….
Niko Vs Niko, kombinimet e mbrëmjeve të stilistit të celebriteteve në katër stinët e vitit
Stilisti i njohur i celebriteteve, Niko Komani është moderatori i programit televiziv “Niko Vs Niko”, ku komenton VIP-at shqiptarë dhe ndërkombëtarë për veshjet dhe look-n në eventet plot shkëlqim ku marrin pjesë. Në “Niko VS Niko” stilisti avanguard u bën like dhe dislike në ekran personazheve të njohur për kombinimet perfekte apo të gabuara që bëjnë për çdo rast. E kemi zgjedhur për rubrikën “Me stilin e…” të revistës “Stor y”, për t’u njohur me gardërrobën
e një stilisti plot shije dhe fantazi si Niko Komani.
Mars 2013
Në përurimin e “Penny Black” në Tiranë në pranverën e vitit 2013, Niko Komani duket se nuk kishte filluar ende me eksperimentimet e guximshme të veshjeve, siç e shohim vitet e fundit. Ky kombinim modern është shumë i bukur, por që mund ta ndeshësh tek mjaft djem me stil në Tiranë.
Korrik 2013
Në prezantimin e klipit “Superstar” të Afërdita Dreshaj, që u organizua në Tiranë, Niko Komani ka bërë një kombinim të tutave sportive me xhaketën. Ngjyrat e kësaj veshjeje janë shumë verore dhe të këndshme për një event VIP në kulmin e verës.
Tetor 2013
Në 1 vjetorin e revistës “Story”, Niko Komani ka pozuar në shoqërinë e këngëtares, Enca Haxhia. Ky është një kombinim në stilin “casual”, që mund të themi se i shkon përshtat fizikut të tij elegant.
Tetor 2014
Në fianlen e spektaklit të bukurisë “Miss Universe Albania” të organizuar në stinën e vjeshtës në Tiranë, Niko Komani mund të themi se prezantohet me kostumin më të veçantë që keni parë ndonjëherë. Xhaketën dhe pantallonat tek kupa e gjurit, i ka kombinuar me kapelen dhe atletet, zgjedhjet që Niko i ka të preferuarat e tij edhe për mbrëmjet gala.
Maj 2015
Në inagurimin e “Tirana Ring Center”, Niko Komani ka kombinuar veshjet moderne dhe plot ngjyra. Pantallonat xhins, çanta e kuqe e shpinës dhe syzet e errëta, janë përshtatur me shumë stil nga Niko.
Korrik 2016
E zeza klas e xhaketës është përshttaur nga eksperti i kombinimeve për evente ,Niko Komani me të zezën e pantallonave dhe bluzës në stilin modern. Natyrisht që aksesorët shumë të veçantë e bëjnë të duket mjaft ndryshe nga djemtë e zakonshëm, ndërkohë që bie në sy me atletet gri.
Qershor 2017
Në eventin për prezantimi e markës “Tier” në Tiranë, Niko Komani ka bërë kombinimin më të bukurqë mund të keni parë në editoriale mode të revistave të famshme. Si stili ashtu dhe ngjyrat janë mjaft të këndshme dhe padyshim të guximshme, që nuk mund t’i veshë çdo djalë.