Niko Komani, stilisti që vesh rivalet e ekranit Sarën dhe Dojnën
Dojna Mema dhe Sara Kolami janë dy prezantueset simpatike, që po sjellin një frymë të re prezantimi në ekranet shqiptare. Sara, ish-partnerja e Kelvi Kadillit në “In Tv” bashkëpunon me stilistin e njohur Niko Komani, i cili mesa duket kujdeset edhe për veshjet e saj jashtë televizionit. Por këtë muaj Nikon e pamë pranë koleges aktuale të Kelvi Kadillit në “Popculturë”, Dojna Memën. “In da house. Sfida për të ishte: “Të më vishte me veshje fëmijësh, dhe në të njëjtën kohë mos dukesha qesharake, por sexy. Ia ka dalë apo jo? Këtë ma thoni ju, pasi të keni parë emisionin”, shkruante Dojna për rubrikën e saj në “Top Channel”, ku bëri vetë disa kombinime nën sygjerimet e Nikos. Ndërkohë që këtë sezon, Sara takohet me personazhe të njohura, duke zbuluar si është një ditë me secilin prej tyre. Sara sjell po ashtu edhe sugjerime të ndyshme të premteve në “In Style”.