Nikita Preka mes sheikësh në Dubai: Lumturia e parasë zgjat 5 minuta, ja ç’më përmbush emocionalisht!

Është aq ambicioze sa në karrierë pranon vetëm fitore. Me një kurorë Miss-i dhe diplomë në Bankë e Financë në Londër, Nikita Preka punon në një kompani konstruksioni dhe investimesh në Dubai. E ftuar në evente ndërkombëtare si modele dhe eksperiencës si reportere e garave të makinave sportive për një kompani në SHBA, ajo ka pasur rastin të takohet me shumë sheikë me emër. Po si është jeta e saj mes tyre planet në biznes, Nikita i rrëfen në këtë intervistë eksluzive për revistën “Story” bashkë një set foto fustanesh mondane:

Para karantinës ishe në Shqipëri për një set fotosh artistike. Çfarë të joshi të vish që nga Dubai për disa foto me fustane madhështore ku pozin si diva?
Në Shqipëri isha për të takuar prindërit. Pastaj po ashtu m’u dha mundësia të punoj me një nga make up artiste-t dhe designer më të talentuara në Shqipëri, Merita Merjan. Po ashtu isha e ftuar në disa emisione televizive, por arrita të bëj vetëm një regjistrim për një nga emisionet më të ndjekura për momentin në Shqipëri.


Një miss e modele që ushtron profesionin e ekonomistes. Si arrin të kalosh me kaq lehtësi në dy standard; nga loja me trupin për poza, në lojën me mendjen për shifra?
Unë e gjej veten tek të dyja, dhe më japin kënaqësi të dy profesionet. Të jesh i suksesshëm në jetë dhe të ulësh riskun duhet të diversifikohesh, domethënë të investosh kohë dhe të ardhurat në disa industri, jo vetëm në një. Gjatë eksperiencës sime në modeling kam takuar avokatë, bankierë, pedagogë që bënin modeling si pasion.


Të kthehesh të jetosh në Shqipëri është synimi yt?
Unë mund të jetoj kudo ku shoh një të ardhme në karrierën time, dhe po ashtu kam njerëzit e duhur rreth vetes. Shqipëria është vendi im dhe pse jo mbase një ditë kthehem dhe jetoj aty. Never say never.


Një bionde tipike si ty është e mirëpritur dhe e lakmuar në Dubai?
Unë ndjehem e mirëpritur në çdo vend që shkoj ngaqë preferoj të lë këtë raport me njerëzit. Respekti besoj se fitohet, nuk blihet. Gjithmonë kam marrë respektin e merituar nga njerëzit që më rrethojnë. Koha ime vlen, dhe nuk shpenzoj kohë me njerëzit që nuk m’i kuptojnë standardet e mia.


Nga Shqipëria në Londër për studime, e tani në Dubai për punë. Të duket vetja aventuriere apo karrieriste më shumë?
Absolutisht jo aventurere, por ambicioze pasi për çdo gjë që bëj kam një strategji. Në Dubai m’u ofruan mundësi më të mira, dhe më përshatet stili i jetesës. Po ashtu më pëlqen të jetoj në shtete të ndryshme. Plani im është që në të ardhmen të jetoj në tri shtete të ndryshme; Dubai në dimër dhe vjeshtë , në pranverë dhe verë në Londër dhe Monaco.


Shumë flitet për vajza shqiptare që bëjnë eskortën në Dubai. Ti je njohur me këtë realitet atje, apo je përballur me paragjykime të kësaj natyre?
Jo nuk kam ndonjë informacion, në përgjithësi në Dubai vajzat shqiptare kanë reputacion të mirë.


Je klasike siç shfaqesh në fotot artistike, apo moderne sa të kalosh çdo vështirësi pa ndihmën e askujt?
Arrij t’i bëj të dyja, ndryshoj rolet nga situata si në jetë personale dhe në karrierë. Besoj se jam shumë sjellshme dhe e thjeshtë me njerëzit pa qëllime të fshehura ndaj meje, po ashtu nuk kam mëshirë për njerëzit e këqinj. Në karrierë kam konkurrence agresive, dua që gjithmone t’ia dal!


Ka ndodhur që je gjendur në veëhtirësi apo ke rënë pre e ngacmimeve si vajzë e bukur që je?
Po të qenurit e bukur vjen dhe me disadvatazhe. Gjithmonë një femër e bukur paragjykohet, xhelozohet dhe kritikohet me shumë, sidomos nga i njëjti seks në çdo kulturë. Kam pasur situata jo teë mira por tani jam mësuar si t’i manaxhoj.


Çfarë është paraja per ty, dhe në ç’fushë e sheh veten biznesme?
Paraja të jep lirine të kesh çfarë do materialisht, por nuk të përmbush emocionalisht. Lumturia ime kur blej diçka sado vlerë që ka zgjat vetëm 5 minuta. Paranë e shoh të nevojshme në jetë, por jo parësore.


Ke ambicie kinemane dhe deri ku do shkoje me pranimin e një roli?
Në kinema kam pasur një ofertë për Bollyëood, por nuk e kam pranuar duke qenë se kisha plane të tjera. Po ashtu më kanë ftuar në Los Angeles për një rol, por akoma po e mendoj. Fokusi im është biznesi, por po ashtu do mundohem të ndjek pasionin tim për moden, kur të gjej hapësirë nga puna./www.story.al