Nik Xhelilaj në revistën ‘Glamour Germany’, ja çfarë shkruan prestigjiozja për talentin shqiptar

Nik Xhelilaj është padyshim një nga aktorët më të njohur shqiptarë në botë. Ai ka korrur sukses me pjesëmarrjen në shumë filma ndërkombëtarë, por aktualisht po e zhvillon karrierën mes Turqisë dhe Gjermanisë.

Së fundmi, aktori ka qenë pjesë e revistës ‘Glamour Germany’. Ai është shfaqur më tërheqës kurrë në setin profesional dedikuar lexuesve të prestigjiozes. Në artikullin në fjalë shkruhet për karrierën e Nikut dhe ndër të tjera ai komentohet si ‘rrëmbyesi i zemrave të femrave’.

Nik-Xhelilaj-2

“Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”,-shkruhet në artikullin dedikuar aktorit.

Nik është i famshëm për pjesëmarrjen në disa projekte kinematografike me role si protagonist. Ai ka marrë pjesë edhe në seriale turke. /revistawho.com