Nik Xhelilaj na prezanton hartën e vendeve, ku po bën karrierë si aktor

Këtë vit feston 35 vjetorin, dhe ka arritur aq shumë sa shumë prej kolegëve të tij do e kishin ëndërr. Fjala është për Nik Xhelilaj, i cili spikati pasi luajti role protagonisti në kinemanë shqiptare, para disa vitesh hyri në kinemanë turke. Më pas u vendos në Gjermani për të vazhduar karrierën e tij, ku jeton dhe sot pikërisht në Berlin. Por po të hapësh Instagramin e tij në prezantimin që i bën vetes si aktor, ai na paraqet hartën ku shtrihet karriera e tij në disa gjuhë, si anglisht, gjermanisht, turqisht, italisht dhe shqip, sipas renditjes që i ka bërë vetë aktori.