Nicol feston ditëlindjen! Urimi i ëmbël i Alketa Vejsiut për të bijën!
Vajza e prezantueses së dashur për publikun shqiptar Alketa Vejsiu tanimë nuk është një vogëlushe, por një zonjushë shumë e bukur. Nicol feston sot ditëlindjen dhe kurrsesi nuk mund të mungonte urimi nga mami Alketa. Prezantuesja i ka organizuar një festë të bijës dhe e uron me fjalët më të bukura.
“Për Nicol, gruaja imë e madhe dhe e vogël versioni mi i mirë i imi. Kokëforta ime që më sfidon përditë dhe më mëson si të jem një njeri i mirë. Ti nuk e imagjinon sesa e privilegjuar jam që jam nëna jote dhe të dua përtej imagjinatës. Nuk do të rritem kurrë, veç që të jem shoqja jote më e ngushtë dhe një cool mom. Të kam shpirt dhe dritë dhe oksigjenin e mushkërive. Gëzuar ditëlindjen zemra ime.”, shkruan Alketa.
Gëzuar ditëlindjen e mira Nikol!
/K.C./dritare.net