Nicki Minaj poston foton e parë të djalit dhe rrjeti u çmend!

Në shtator të vitit të kaluar, reperja e njohur amerikane, Nicki Minaj solli në jetë djalin e saj të parë, Papa Bear.

Ndonëse kurioziteti ishte i madh, Nicki nuk i tregoi botës asnjë foto të djalit…derisa erdhi viti i ri.

Ditët e para të vitit, Minaj ka postuar një foto mjaft të ëmbël të Papa Bear dhe i dedikon një paragraf mjaft të ndjerë.

“Papa Bear shumë faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote. Ju uroj të gjithëve një vit të ri të lumtur dhe me prosperitet. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim. Do të thotë shumë dashuri për mua!”. – shkruan reperja.

“Të jem nënë është deri më tani puna më përmbushëse që kam bërë ndonjëherë. Dashuri për të gjitha nënat heroina. Përqafime të mëdha për të gjitha gratë që kanë qenë shtatzënë gjatë kësaj kohe sfiduese”, – përfundon ajo.

Papa Bear erdhi si rezultat i dashurisë së Nickit me Kenneth Petty, me të cilin reperja ka një marrëdhënie 2 vjeçare!