Ngrohtë dhe bukur: Disa mënyra interesante për të veshur kapelet tuaja
Shqipëria u zgjua sot me temperatura mjaft të ulëta, me ërëra të forta, shi e madje edhe borë në disa zona të vendit. Përveç trikove të trasha, palltove, çizmeve dhe shalleve të ngrohta, veshja kërkon gjithashtu një kapele për të na mbajtur ngrohtë dhe për të mbrojtur flokët nga shiu.
Edhe nëse nuk e keni pjesë të përditshmërisë veshjen e një kapeleje, kushtet e motit për momentin na japin mundësinë perfekte për t’i veshur nga mëngjesi në mbrëmje, duke na bërë të jemi ngrohtë dhe të dukemi mjaft bukur.
Gërsheta, bisht, topuz apo thjesht flokë të drejtë, këto kapelle shkojnë me çfarëdo modeli flokësh që zgjidhni të bëni.
E vetmja gjë që duhet të shmangni janë kapjet e flokëve shumë lartë, pasi kjo vështirëson mbajtjen e kapeles.
Më poshtë kemi zgjedhur për ju foto me shumë ide të ndryshme për të përfshirë një kapele në pamjen tuaj:
Anabelmagazine