Ngjashmëri e madhe, aktorja e humorit gjen sozinë e Orinda Hutës

Thonë që çdo njeri e ka sozinë e tij në botë. Dhe duket se moderatorja e njohur, Orinda Huta, nuk ka pse të “kërkojë” më.

Aktorja e humorit, Delinda Disha, ka ndarë me të gjithë një foto të një vajze mjaft simpatike, e cila ngjason shumë me Orindën.

Flokët e gjatë biondë, shikimi apo buzëqeshja e vajzës me siguri i ka bërë konfuzë të gjithë fillimisht për shkak të ngjashmërisë. “Ta gjeta sozinë”, shkruan Delinda duke i bërë ‘tag’ Orindës.

Edhe moderatorja e ka ripostuar këtë foto dhe duket se ka rënë dakort me Delindën.