Ngjarje e rëndë për Halloween: Burri i veshur si Joker sulmon me thikë 17 persona

Një burrë i veshur me kostumin e personazhit Joker, është arrestuar për tentativë vrasjeje, pas një sulmi me thikë në një tren në Tokio, ku mbetën të plagosur 17 persona dhe një në gjendje të rëndë.

Dëshmitarët thanë për sulmin, se ndodhi në momentin kur shumë njerëz ishin të veshur me kostume për Halloween.

Raportet e mediave thanë se autori, rreth të 20-ave i veshur me një këmishë jeshile dhe kostum indigo, sulmoi njerëzit me thikë dhe ndezi një zjarr në tren.

Një videoklip i publikuar nga NHK tregoi pasagjerë të panikosur duke vrapuar poshtë trenit, ndërsa tymi mbushi vagonin. Një video tjetër e postuar në Twitter tregonte njerëz që po ngjiteshin nëpër dritare për t’i shpëtuar trenit të linjës Keio në një stacion.

Autori nuk tregoi asnjë emocion gjatë sulmit, tha një pasagjere femër.

“Ai mbante një thikë dhe filloi të përhapte benzinë,” tha ajo. “Ai po e kryente këtë veprim pa shfaqur asnjë emocion, vetëm mekanikisht. Unë mendoj se kjo u solli frikë të gjithëve.”

Personazhi në filmin The Joker

Krimi i dhunshëm është i rrallë në Japoni, por në gusht nëntë persona u plagosën, po në një sulm me thikë në një tren udhëtarësh në Tokio.